09 dhjetor 2008

Behrami mohon kontaktet me Fiorentinën

Agjenti i mesfushorit kosvar, Valon Behrami, i cili aktivizohet në Premierligë tek West Hami, ka hedhur poshtë thashethemet se klienti i tij do t’i bashkohet Fiorentinës në muajin janar.
Behrami iu bashkua West Ham United gjatë kësaj vere, për një shumë prej 5 milionë funtesh nga Lazio, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.Por, kosovari me nënshtetësi zvicerane, u lidh me një rikthim në Itali, dhe së fundi u spekulua se Fiorentina ishte në kontakt me agjentin e Behramit, për të marrë shërbimet e tij.“Sa di unë, kjo është një informatë e pavërtetë dhe Behrami është i lumtur në Angli. Ne po mendojmë vetëm për të ardhmen në West Ham dhe jemi lodhur nga thashethemet që e lidhin klientin tim me rikthim në Itali. Vetëm të konfirmoj, nuk kam dëgjuar asgjë nga Fiorentina”, ka thënë agjenti i lojtarit.