09 dhjetor 2008

City interesohet për Cambiason

Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester Cityt përgatit ofertë për lojtarin e Interit, Esteban Cambiaso.
Spekulohet se Mark Hughes është në kërkim të një mesfushori defansiv dhe argjentinasi është lartë në listën e dëshirave të trajnerit anglez.Cambiaso pas kalimit në Giuzeppe Meazza, u shndërrua në një prej mesfushorëve më të mirë defansiv në botë dhe City është i gatshëm të ofrojë 15 milionë funte për shërbimet e tij.Për ta bindur Cambiason ta lëshojë kampionatin italian dhe të kalojë në Premierligë, Hughes është i gatshëm t’i ofrojë atij pagë javore prej 100 mijë funte.