04 dhjetor 2008

Huntelaar premton shumë gola për Realin

Sulmuesi holandez Klaas-Jan Hutelaar, sot është prezantuar zyrtarisht para tifozëve dhe mediave si lojtar i ri i Real Madridit, dhe ka premtuar shumë gola për klubin mbretëror.
“E falënderoj z. Di Stefano dhe Presidentin. Jam shumë i lumtur që do të luaj për Real Madridin. Po ashtu i falënderoj të gjithë. Shpresoj të arrij shumë gola në të ardhmen”, ka thënë holandezi në prezantimin e ri si përforcim i ri i Real Madridit.Huntelaar në pas është paraqitur edhe në fushë me fanellën e re të Real Madridit, në të cilën do të mbajë numrin 19.
Kampioni i Spanjës i pagoi Ajaxit 20 milionë euro, për të marrë shërbimet e sulmuesit, ndërsa çmimi i tij do të mund të arrijë në 27 milionë, në varësi të sukseseve të holandezit.25-vjeçari është holandezi i gjashtë në radhët e Real Madridit, krahas Roben, Sneijder, Va nder Vaart, Drenthe dhe Van Nistelrooy.