Drejtori ekzekutiv i Chelseat, Peter Kanyon, thotë se Didier Drogba, nuk do të largohet nga Stamford Bridge në afatin kalimtar të janarit.Mediat në ishull shkruan se Drogba ishte takuar ditë më parë me përfaqësues të Interit, por drejtori sportiv i Chelseat, Peter Kanyon, ka deklaruar se sulmuesi do të mbetet në Stamford Bridge.“Didier është nën marrëveshje edhe gjatë 18 muajve të ardhshëm, andaj ai nuk do të shkojë askund në muajin janar”, ka deklaruar Kanyon.“Nuk e di nëse ai është takuar me përfaqësues të Interit ose jo. Gjithë çfarë di është se ai është një futbollist i madh dhe dëshirojmë ta kemi sërish në fushë. Ai është një prej atyre futbollistëve, të cilët mund të bëjnë dallimin”, ka përfunduar drejtori ekzekutiv i Chelseat.