Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se kapiteni i ekipit, mesfushori Steven Gerrard, mund të luajë edhe si sulmues.28-vjeçari gjatë karrierës së tij e ka gjetur vetes si mesfushor dhe vlen për një prej më të të mirëve në botë në këtë pozicion, por Benitez thotë se ai mund të luajë edhe si sulmues.“Steve është një realizues i shkëlqyer, andaj ndoshta edhe mund të luajë si sulmues. Edhe kur të hyjë në moshë do ta ketë të njëjtën fuqi dhe ende do të jetë preciz dhe do të mund të jetë një realizues i mrekullueshëm”, thotë Benitez.“Ai tashmë është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit, por unë mendoj ai mund të jetë edhe më i mirë. Lojtarët më të mirë janë në moshën nga 26 deri në 29 vjet dhe Steve gjithmonë është i gatshëm për të mësuar”, shton spanjolli.