08 dhjetor 2008

Milani kërkon marrëveshje tё re me Ronaldon

Agjenti i ish-sulmuesit tё Milanit, brazilianit Ronaldo, thotë se ish-numri njё i botёs, mund tё bёrё njё rikthim sensacional tek Milani.
“Ështё e drejtë tё qartёsojmё diçka. Milani kurrë nuk ka ndaluar tё na kërkojё dhe tashmё ka shfaqur interesim pёr tё ripёrtёrirё marrëveshjen. Ky opsion nuk mund tё përjashtohet, por çfarëdo qё tё ndodhё, Ronaldo do tё luajё pёr ndonjë klub tё madh”, ka thёnё agjenti i lojtarit. Flamengo ёshtё po ashtu i interesuar pёr tё marrё shërbimet e sulmuesit brazilian qё po rikthehet nё formё. “Synimi jonё ёshtё tё konfirmojmë rikthimin e Ronaldos nё njё garё konkurruese nё vitin 2009. Ne do kemi njё takim me Flamengon gjatё javës sё ardhshme, por fakti se ekipi mund tё përjashtohet nga Kupa Libertadores, ka bёrё qё Ronnie tё humb interesimin”, ka shtuar agjenti.