08 dhjetor 2008

Henry i kënaqur me hat-trickun e shёnuar

Sulmuesi francez Thierry Henry ёshtё mjaft i ngazëllyer pas tregolёshit tё shёnuar nё fitoren 4-0 tё Barcelonёs ndaj Valencias.
“Ne luajtëm pёr tё fituar tri pikё, qё ishte gjёja mё e rёndёsishme. Jam shumё i lumtur, ishte e rёndёsishsme sepse ndihmova ekipi tё shënojё fitore”, ka thёnё ish-kapiteni i Arsenalit “Ndonjёherё ёshtё Messi, shumicën e kohës ёshtё Samuel Eto’o, andaj jemi tё aftё tё shёnojmё gola nga kudo”. “Nuk e di çfarë ka ndryshuar prej sezonit tё kaluar. Nuk mund tё flas pёr kёtё. Shpresoj se do tё jemi nё gjendje tё vazhdojmë kështu, pasi tifozёt po kënaqen dhe ne gjithashtu”, ka shtuar Henry, i cili shkëlqeu nё ndeshjen e mbrëmshme.