08 dhjetor 2008

Arsenali në tentim të ri për të angazhuar Alonson

Mediat në Angli kanë përcjellë lajmin se Arsene Wenger sërish do ta ripërtërijë interesimin për mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso, me qëllim që të sjellë përvojë në Emirates.
Mirror ka shkruar se persona të Arsenalit kanë qenë prezent në ndeshjen mes Blackburnit dhe Liverpoolit, me qëllimin për të përcjellin lojën e Alonsos.Wenger ka qenë i interesuar për spanjollin edhe në afatin kalimtar të verës, por çmimi i lartë të cilin e kërkonte Benitez bëri që Arsenali të tërhiqej nga gara.Një problem mund të jetë fakti se Alonso nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por Wenger është i gatshëm të investojë në përvojën e tij dhe të sigurohet që edhe në sezonin e ardhshëm të jetë në garën evropiane.