08 dhjetor 2008

Owen pret negociata për kontratë të re me Newcastlen

Michael Owen pret që drejtuesit e klubit të ripërtërijnë negociatat për marrëveshje të re me të, të cilat ishin ndërprerë për shkak të problemeve dhe largimit të trajnerit Kevin Keegan.
Owen është duke i luajtur gjashtë muajt e fundit nga marrëveshja me Newcastle dhe spekulohet se ai mund të largohet nga Saint James Park, që në afatin kalimtar të janarit.“Për marrëveshjen bisedohet me muaj, dhe kjo zgjat shumë, shumë kohë. Kishte biseda me klubin para pesë ose gjashtë muajsh. Negociuam, por pastaj ngjau e gjithë histeria”, ka thënë sulmuesi anglez.“Kevin u largua dhe shumë njerëz të bordit e bënë këtë, ndërsa pjesë e tyre ishin edhe personat që kishin për detyrë të bisedojnë me mua. Unë jam i gatshëm të rikthehen në karrigen e bisedave”, ka shtuar Owen.