08 dhjetor 2008

Reali vëzhgon tre lojtarë të Napolit

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, është në kërkim të lojtarëve të rinj me qëllim që të tejkalojë krizën në të cilën po thellohet vazhdimisht.
Reali tashmë ka angazhuar në radhët e veta sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar, por presidenti Ramon Calderon ka premtuar edhe një emër të ri në afatin kalimtar të janarit dhe më shumë emra të rinj në afatin e qershorit.Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se vëzhgues të Realit mbrëmë kanë qenë prezent në ndeshjen e Napolit, të cilën vendasit e fituan me rezultat 2-0 ndaj Sienës.Spekulohet se drejtuesit e klubit spanjoll dëshirojnë personalisht të sigurohen në kualitetet e sulmuesit Ezequiel Lavezzi, mbrojtësit Fabiano Santacroce si dhe mesfushorit Marek Hamsik.Sipas të dhënave, vëzhguesit e Realit kanë udhëtuar në Napoli me propozim të mbrojtësit italian, Fabio Cannavaro.