05 dhjetor 2008

Totti: Qëllimi jonë është finalja e Ligës së Kampionëve

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se qëllimi i ekipit të tij këtë vit është finalja e Ligës së Kampionëve.
Këtë sezon finalja e garës më të famshme evropiane të futbollit do të zhvillohet në kryeqytetin italian, Romë. Kapiteni i ekipit italian i cili është rikthyer në formacion e parë, thotë se qëllimi i klubit është pjesëmarrja në finalen në Olimpico.“Nuk kam folur sepse më herët nuk jam stërvitur. Kur njeriu kalon nëpër një periudhë të vështirë, më së miri është të heshtë”, ka thënë Totti.“Besojmë se mund të luajmë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ky është qëllimi ynë edhe pse në përgjithësi nuk do të jetë një arritje e lehtë. Kemi mundësi të arrijmë në finalen në Romë, e ndjej këtë”, ka shtuar kapiteni i Romës.