05 dhjetor 2008

Ribery kërkon kualitet te Bayerni

Francezi i Bayern Munichut, Franck Ribery, në një intervistë për "Tageszeitung" ka kërkuar nga drejtuesit e bavarezëve që të investojnë në blerjen e lojtarëve kualitativë nëse dëshirojnë ta bëjnë skuadrën më konkurruese në Ligën e Kampionëve.
“Sipas mendimit tim asgjë nuk ka ndryshuar. Nga Liga e Kampionëve mund të eliminohemi për një detal të vogël, ndërsa lojtarët e klasit botëror mund ta bëjnë ndryshimin”. “Nëse dëshirojmë të arrijmë gjëra të mëdha atëherë duhet të forcohemi në të gjitha repartet”, ka thënë 25-vjeçari.