02 dhjetor 2008

Sheva largohet në janar?

Rikthimi i Andriy Shevchenkos te Milan duket se do të jetë jetëshkurtër, pasi që mësohet se ukrainasi tashmë është në listën e lojtarëve që do të shiten.
Pas dy sezoneve ‘të mjerueshme’ te Chelsea, Sheva u rikthye te skuadra që e bëri të famshëm, por duke mos arritur të jetë as hija e lojtarit emrin e të cilit e thërriste gjithë San Siro. Aktualisht 32-vjeçari konsiderohet si zgjidhja e katërt e sulmit pas Marco Borriellos, Filippo Inzaghit dhe Alexandre Patos, duke mos llogaritur Kakanë dhe Ronaldinhon. Sipas gazetës “La Repubblica”, Sheva do të largohet nga qyteti i modës në janar, pasi ai nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit. E vetmja gjë që do ta mbante Shevën te Rossonerët është nëse Borriello nuk arrin të rikuperohet në janar.