Presidenti i Interit, Massimo Moratti, planifikon shitjen e treshes: Adriano, Mario Balotelli dhe Hernan Crespo, dhe sjelljen në skuadër të sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio 'Kun' Aguero.Zikaltrit kërkojnë një sulmues të fuqishëm, i cili do të luante krah Zlatan Ibrahimovicit, ndërsa duket se drejtuesit e kampionit të Italisë kanë hequr dorë nga Didier Drogba dhe janë kthyer kah argjentinasi Aguero. Gazeta milaneze “Il Giorno” njofton se Nerazzurët mund t’i shesin tre sulmuesit për të grumbulluar afër 60 milionë euro sa e ka vlerën ylli i Atleticos.