Klubi i Premierligës, Sunderland, ka konfirmuar se menaxheri i klubit, Roy Keane, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.Ish-ylli i Manchester United dhe Celtic zhvilloi bisedime krize me bordin e klubit, gjatë mëngjesit të sotëm, në të cilin është arritur vendimi.“Së pari dua të shfaq falënderimet për Roy Keane për gjithë punën e tij në progresin e këtij klubi, ngritjen e statutit dhe zgjerimin e profilit. Roy meriton një respekt të madh për kontributin e tij dhe mënyrën me të cilën ai e drejtoi klubin nga Championshipi në Premierligë”, ka thënë mes tjerash presidenti i klubit Niall Qiunn.“Dua ta falënderoj stafin, lojtarët, Niell Quinn dhe veçanti tifozët për përkrahjen gjatë kohës time në Sudnerland, dhe do të doja t’i uroj klubit çdo sukses në të ardhmen”, ka shtuar Keane.Keane, i cili erdhi në këtë detyrë në gusht të vitit 2006, do ta lërë klubin në zonën e rrezikuar, pas dështimit të arrijë rezultate të mira.Trajneri Ricky Sbragia do të marrë vendin e Keane për një periudhë të përkohshme, dhe do të ketë për asistent, trajnerit e ekipit rezervë, Neil Bailey, dhe lojtari senior, Dwight Yorke.