04 dhjetor 2008

Beckham mezi pret të luajë për Rossonerët

David Beckham thotë se mezi pret ta veshë fanellën e Milanit, dhe shpreson të sigurojë një vend në Përfaqësuesen e Anglisë.
Superylli anglez i cili ka finalizuar huazimin te skuadra italiane, nga janari do ta veshë fanellën kuqezi, dhe përveç dëshirës së madhe që ka për të luajtur për njërën nga skuadrat më të mëdha në botë, shpreson ta sigurojë një vend në skuadrën e Anglisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut për Kampionatin Botëror 2010. “Është me rëndësi të luash rregullisht nëse dëshiron të qëndrosh në formë. Kjo është njëra nga arsyet pse vendosa të shkoj te Milan për disa muaj”. “Do të luaj për njërën nga skuadrat më të mëdha në botë dhe njëkohësisht do ta vesh fanellën e Anglisë, që është një nder për secilin lojtar”, ka thënë 33-vjeçari.