02 dhjetor 2008

Ronaldo fiton Topin e Artë

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ka fituar Topin e Artë për punën që ka bërë në frymëzimin e skuadrës së tij drejt fitoreve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier.
Anësori i Barcelonës, Lionel Messi, u rendit i dyti, ndërsa vendin e tretë e zuri sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, në një votim ku morën pjesë 96 gazetarë nga mbarë bota.

Ronaldo, i cili vitin e kaluar ishte i dyti pas Kakasë, është portugezi i parë që e ka fituar Topin e Artë që nga viti 2000, kur e kishte fituar Luis Figo.

Me këtë çmim, Ronaldo ndjek hapat e legjendave të United, Denis Law (1964), Bobby Charlton (1966) dhe George Best (1968), të cilët janë po ashtu fitues të këtij çmimi i cili më parë është quajtur Futbollisti Evropian i Vitit.

Rezultatet e përgjithshme:

1. Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United), 446 pikë

2. Lionel Messi (Argjentina, Barcelona), 281 pikë

3. Fernando Torres (Spanjë, Liverpool), 179 pikë

4. Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid), 133 pikë

5. Xavi Hernandez (Spanjë, Barcelona), 97 pikë

6. Andrei Arshavin (Rusi, Zenit St Petersburg), 64 pikë

7. David Villa (Spanjë, Valencia), 55 pikë

8. Kaka (Brazil, Milan), 31 pikë

9. Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Inter), 30 pikë

10 Steven Gerrard (Angli, Liverpool), 28 pikë

11. Marcos Senna (Spanjë, Villarreal), 16 pikë

12. Emmanuel Adebayor (Togo, Arsenal), 12 pikë

13. Wayne Rooney (Angli, Manchester United), 11 pikë

14. Sergio Aguero (Argjentina, Atletico Madrid), 10 pikë

15. Frank Lampard (Angli, Chelsea), 8 pikë

16. Franck Ribery (Francë, Bayern Munich), 7 pikë

17. Samuel Eto'o (Cameroon, Barcelona), 6 pikë

18. Gianluigi Buffon (Itali, Juventus), 5 pikë

19. Michael Ballack (Gjermani, Chelsea), Cesc Fabregas (Spanjë, Arsenal), 4 pikë

21. Didier Drogba (Ivory Coast, Chelsea), Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid), Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United), 3 pikë

24. Edwin van der Sar (Holandë, Manchester United), Ruud van Nistelrooy (Holandë, Real Madrid), 2 pikë

Asnjë votë: Karim Benzema (Francë, Lyon), Pepe (Portugali, Real Madrid), Luca Toni (Itali, Bayern Munich), Rafael van der Vaart (Holandë, Real Madrid), Yuri Zhirkov (Rusi, CSKA Moskë).