02 dhjetor 2008

Arsenali do tё ofrojё 6 milionё euro pёr Toure

Ekipi i Premierligёs, Arsenali, ёshtё duke menduar tё dërgojё ofertё prej 6 milionё eurosh nё drejtim tё Barcelonёs, pёr tё marrё shërbimet e mesfushorit Yaya Toure.
Sipas The Sun, mesfushori i Bregut tё Fildishtё do tё largohet nga Camp Nou pasi dështon tё gjejё vend nё formacionin startues tё trajnerit Pep Guardiola, dhe Arsene Wenger planifikon ta sjellё atё nё Emirates pёr gjysmёn e çmimit tё tij. Arsenali u përpoq tё nënshkruajё me vёllin mё tё ri tё Kolo Toure qё nё sezonin e kaluar, por nuk dëshironte tё paguante 15 milionё eurot qё kërkonte klubi spanjoll. Toure, 25-vjeçar, pati njё periudhё provuese nё klubin londez tri vite mё herёt, por dёshtoi tё gjejё vend tё qёndrueshёm dhe u largua brenda afatit kalimtar.