02 dhjetor 2008

Riise nuk largohet nga Roma

Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, ka mohuar mundësinë e rikthimit në janar në Premier League në formë huazimi duke thënë se nuk dëshiron të largohet nga klubi romak.
Ish-lojtari i Liverpoolit u është bashkëngjitur kryeqytetasve këtë verë, mirëpo ende nuk ka siguruar vend në skuadrën e Luciano Spallettit. Mediat në Angli dhe Itali njoftojnë se ai mund t’i bashkëngjitet Newcastle United në janar, mirëpo norvegjezi ka mohuar këto spekulime. “Do të qëndroj këtu në Romë për të fituar trofe. Gjërat po përmirësohen për mua, për skuadrën dhe për familjen time”, ka thënë Riise.