02 dhjetor 2008

Messi: Kam shumëçka t’i jap futbollit

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se nuk është i zhgënjyer që nuk e ka fituar Topin e Artë.
Topi i Artë përfundoi në duart e Cristiano Ronaldos, ndërsa konkurrenti më serioz i portugezit ishte Leo Messi. “Kurrë nuk kam qenë i shqetësuar për Topin e Artë, edhe më pak jam tash”. “Fatmirësisht gjërat për mua po shkojnë shumë mirë, por unë gjithmonë them se më e rëndësishme për mua është që të vazhdoj të luaj mirë për skuadrën dhe të fitoj tituj”. “Jam vetëm 21-vjeçar dhe kam shumëçka t’i jap futbollit”, ka deklaruar fantazia e Barcës.