Ashtu siç pritej, Walter Novellino është rikthyer te Torino për ta zënë vendin e trajnerit të shkarkuar, Gianni De Biasi.Novellino ka qenë paraprakisht trajner i Torinos, por ishte shkarkuar para përfundimit të sezonit të kaluar dhe ishte zëvendësuar me De Biasin, të cilit tash ia ka zënë vendin. Novellino ka nënshkruar për Torinon në vitin 2007 nga Sampdoria, ndërsa kontrata e tij vazhdon deri në qershor të vitit 2009, porse për shkak të rrezikut që Torino të kalonte në Serie B sezonin e kaluar, presidenti i Granatas, Urbano Cairo, e kishte shkarkuar pesë javë pa përfunduar Kampionati (në prill të vitit 2008). Torino ka shkarkuar Gianni De Biasin dhe ka kërkuar sërish shërbimet e Novellinos pas humbjes së të dielës nga Fiorentina, me rezultat 4-1