02 dhjetor 2008

Mourinho përjashton Liverpoolin nga gara e Premierligës

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, beson se titullin e Premierligës do ta fitojë njëri nga dy ekipet, Chelsea ose Manchester United.
“Liverpooli kanë një fillim shumë të mirë, por mendoj se titulli do të zgjidhet në mes të Chelseat dhe Manchester United”, ka thënë trajneri portugez.Duke folur për ish-klubin e tij, Jose Mourinho, ka thënë se Luiz Felipe Scolari do të fitojë shumë tituj me Chelsean, siç bëri edhe ai.“E gjithë çfarë di është se kam arritur shumë me Chelsean dhe jam i sigurt se edhe Scolari do të fitojë. Ne kemi një qasje të ndryshme ndaj lojës, por suksesi është më i rëndësishmi”, ka shtuar Mourinho.