Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka frikë nga humbja e Franck Ribery në fund të sezonit, që mund të largohet në drejtim të Real Madrid ose Manchester United.“Është një periudhë e shkurtë deri në vitin 2011. Nëse ne pranojmë një ofertë të mirë nga Real Madrid ose Manchester United, ndoshta do të jemi në gjendje të pafuqishme për të negociuar, veçanërisht nëse Ribery dëshiron të largohet”, ka thënë Beckenbauer.“Ne ndoshta mund të insistojmë që ai ta përmbyllë kontratën e tij, por nëse oferta është mjaft e mirë, kurrë nuk mund të dish çfarë mund të ndodhë. Është vështirë të përballesh me dëshirën e futbollistit”, ka shtuar gjermani.