Mediat ruse kanë përcjellë lajmin se klubi i CSKA Moskës është i interesuar për shërbimet e ish-trajnerit të Barcelonës, Frenk Rijkaard.Në fund të këtij sezoni, klubi rus do të jetë pa trajnerin aktual Valery Gazzaev, i cili ka deklaruar se do të tërhiqet, që ka nxitur kampionin e trefishtë të Rusisë të kërkojë një trajner të ri.Në mediat ruse përmenden dy kandidatë, nga të cilët i pari në listë është Frank Rijkaard, i cili është i papunë që kur u largua nga Barcelona këtë verë. Rijkaard tashmë ka dy bashkëvendës që angazhohen në futbollin rus, Dick Advocaat që është në krye të kampionit të Kupës UEFA, Zenitit, dhe Guus Hiddink, i cili është përzgjedhës i kombëtares ruse.Spekulohet se trajneri i Brazilit, Dunga, është konkurrenti më i fortë i Rijkaardit, por për dallim nga holandezi ai është në detyrë në kombëtaren braziliane.