01 dhjetor 2008

Bayern fiton derbin

Supersfida e javës së pesëmbëdhjetë në Bundesliga e zhvilluar në Bay Arena, ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, i ka takuar skuadrës mysafire e cila ka shënuar fitore me rezultat 2-0.
Pjesa e parë e takimit tregoi dy skuadra plotësisht të balancuara me raste në të dyja anët, por pa mundësi konkretizimi. Mysafirët e Bayern Munich treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë të takimit, duke qenë dominues në një pjesë të madhe kundrejt skuadrës vendase. Ishte sulmuesi italian Luca Toni, i cili ua solli epërsinë bavarezëve duke shfrytëzuar një krosim të brazilianit Ze Roberto për ta mposhtur me kokë portierin e Leverkusenit, Adler. Në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të takimit, mysafirët patë edhe shumë raste të mira duke mos arritur ta dyfishonin epërsinë, porse kjo nuk mungoi, pasi që aty ishte Miroslav Close. Philipp Lahm ndërpreu një aksion të skuadrës vendase, për ta filluar një kundërsulm për Bayernin, duke pasuar te Frank Ribery, i cili e gjeti për mrekulli sulmuesin Klose, dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjet për ta bërë 2-0. Me këtë fitore kampionët gjermanë pozicionohen në vendin e dytë me tre pikë diferencë nga skuadra e Hoffenheim me të cilën do të përballen javën e ardhshme.