26 mars 2009
Stiven Xherard del në mbrojtje të Eshli Kol
Stiven Xherard kërkon mbështetjen e tifozëve anglezë për Eshli Kol, pasi në ndeshjet e fundit ai ka marrë vetëm fishkëllehet e tyre. Mbrojtësi i Çelsit, Kol, ka zgjuar reagime negative tek disa tifozë, pasi bëri një transferim jo të zakonshëm, nga Arsenali në drejtim të Çelsit. Tranferimi ishte shumë i rregullt, por raportet mes tifozërive të të dyja klubeve janë të jashtëzakonshme.Futbollisti i kombëtares, Stiven Xherard, del në mbrotje të tij, duke deklaruar: "Eshli është një lojtar i rëndësishëm për ne. Duhet që ta mbështesim, dhe jo ta fishkëllejmë".Eshli Kol pritet të aktivizohet nga trajneri Fabio Kapelo në dy ndeshjet e radhës së përfaqësueses angleze kundër Sllovakisë dhe Ukrainës.