27 mars 2009

Heronjtë e Berlinit fillojnë të bien!

Erozioni është i ngadaltë, sepse koha kalon pa u ndjerë për të gjithë. Kampionët e Botës së Berlinit janë bërë minorancë në kombëtaren e sotme. Edhe pse mbetet një pjesë e fortë dhe thelbësore e grupit të ri, protagonistët “gjermanë” kanë filluar të hyjnë në “ujë” për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së grumbullimit. Në katër ndeshjet kualifikuese të ciklit të ri të Marçelo Lipit, ishin 11 lojtarët që luajtën në Qipro, 9 ata në Udine ndaj Gjeorgjisë, 8 në Bullgari dhe 7 me Malin e Zi në Leçe. Nesër, gjithnjë ndaj këtij kundërshtari, nuk mund të jenë më ata të 7-të që zbritën në fushë, duke parë që janë thirrur 8, 2 nga të cilët portierë, pra me Amelian që do të qëndrojë në stol. Nga finalja e Berlinit, reparti që nuk është prekur është ai i mbrojtjes: nëse përjashtohet Materaci, linja para Bufonit do të jetë me siguri e njëjta, që edhe nesër do të luajë me Kielinin në krah të kapitenit Kanavaros dhe anësorëve Zambrota e Groso. Në mesfushë rezistojnë Pirlo e De Rosi. Në sulm Iakuinta, i kthyer në fushë gjatë ndeshjes me Francën.