27 mars 2009
Adriano, 12 orë festë në Brazil
Adriano nuk heq dorë nga “vesi” i tij: pak rëndësi ka nëse është në Milano apo në Brazil. Festa është gjithnjë festë. Dhe kështu të dielën, sapo mbërriti në atdhe, sulmuesi zikaltër ka rënë sërish pre e “orës së vonë”. Ka organizuar në shtëpinë e tij një mega-festë prej 12 orësh. Filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në 5 të mëngjesit. Mes të ftuarve ishin Robinjo, lojtarë të tjerë të kombëtares, shumë vajza dhe modelja transvestit Patrisia Arauzho. Pra, nuk mungonte asnjë. Në festën e organizuar në apartamentin e ri të “Perandorit”, sipas shtypit brazilian, paskan qarkulluar shumë pije alkoolike. Pavarësisht nga kjo, lojtarët janë paraqitur në orar një ditë më pas në aeroport për t’u bashkuar me stërvitjen e “Selesaos”. Çështje e mbyllur? Jo, sepse shtypi brazilian ka kërkuar llogari për mungesën e sulmuesit të Interit. Shumë kanë pyetur ku ka përfunduar Adri. Nga stafi i kombëtares minimizojnë dhe thonë se ka qenë edhe ai. Por 12 orë në festë, nuk ia lejojnë dot një gjë të tillë.