26 mars 2009
Florentino Perez përgatit 250 mln euro për blerje
Florentino Perez po përgatit 250 milion euro për të afruar tek Reali i Madridit disa futbollistë, nëse ai arrin të fitoje zgjedhjet për president të klubit. Perez është kandidati kryesor për të ardhur në krye të “Mbretëredhës së Europës”. Gazeta italiane Tuttosport publikon se Perez është takuar me teknikun Karlo Ançeloti javën e shkuar, dhe i ka ofruar atij një kontratë 3-vjeçare, me një shifër vjetore prej 4 milion eurosh. Premtimet e Perezit janë të shumta, mes të cilave emrat e gjigandëve të tillë si, Rikardo Kaka, Kristiano Ronaldo, Stiven Xherard, Ksavi Alonso, Karim Benzema, etj.