Mansini do të qëndrojë një muaj jashtë fushave
Mansini do të jetë jashtë fushave të lojës për gati një muaj për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në muskulin e këmbës. Stafi mjeksor i Interit këshillon që futbollisti të qëndrojë për të paktën një muaj pa luajtur. Mungesa e Mansinit nuk është se do të ndjehet shumë për trajnerin Hoze Murinjo, pasi braziliani më shumë ka qëndruar rezervë sesa është aktivizuar në formacionin e parë. Interi nuk do të ketë në dispozicion as futbollistin Luis Himenez, i cili pritet të qëndrojë jashtë për 20 ditë.