Çështja “Ançeloti” vazhdon në Itali, por para së gjithash edhe në Spanjë. Mes takimesh sekrete dhe deklaratash kontradiktore, duket që blerja e parë e madhe e Realit të ri, të jetë ai.
Një trajner fitues, para së gjithash në Europë, është ajo që çdo tifoz i Realit kërkon të shohë në stolin madrilen, ose të paktën besohet. Por realiteti flet ndryshe. Sipas një sondazhi të publikuar nga e përdishmja spanjolle “As” në adresën e vet në internet, Ançeloti nuk qenka trajneri ideal për “Shtëpinë e Bardhë”. Kështu mendojnë të paktën 78% e lexuesve. Një pafudësi. Karletoja, nëse shkon në Spanjë, nuk do ta gjejë të shtruar me lule. Vetëm 22% e lexuesve të “As”-it, e cilëson si njeriun ideal për t’u ulur në stolin triumfues të “merengesave”. Por Florentino do të përpiqet të bëjë sulmin vendimtar për ta sjellë në “Bernabeu”.