26 mars 2009

Ronaldinjo nën akuzë: Nuk bën jetë atleti

Në fushë shihet gjithnjë dhe më pak, për gola as që bëhet fjalë (i fundit është shënuar më 30 nëntor). Duket se, edhe pse nuk është bërë publike, Milani po përballet më një çështje Ronaldinjo. 2009-ta e ish-Topit të Artë është e gjitha për t’u harruar. Javë të gjata të kaluara në stol, më pas dëmtimi në thembër që e ka mbajtur jashtë fushave më gjatë nga sa mendohej. Pastaj rikthimi në lojë. Jo shumë i madh.
Ka një shpjegim. E thonë numrat, e zbulojnë thashethemet e bahskëqytetarëve. Të fillojmë nga të parët: në kohët e fundit përgatitësit atletikë të Milanit nuk e kanë parë shpesh ish-lojtarin e Barcelonës gati për vrap me uniformën e stëvitjes. Që brazilianit nuk i ka pëlqyer stërvitja kjo ishte një gjë që dihej, por, nëse i hedhim një sy tabelës, këtë vit janë më të shumta seancat ku ai ka munguar se ato ku ka qenë i pranishëm. Nga ana tjetër Ançeloti e ka kritikuar të preferuarin e Berluskonit kohët e fundit: “Lojtarë si ai e bazojnë gjithçka tek talenti, me të cilin mendojnë se bëjnë diferencën. Nuk është e vërtetë. Në futbollin modern nëse nuk je në gjendje të mirë fizike dhe nuk stërvitesh është më e vështirë të shkëlqesh në ndeshje”. Braziliani akuzohet se “nuk ndjek një jetë prej atleti”. Shumë shpesh është parë në lokalet e natës, dhe kjo Milanit nuk i pëlqen.