26 mars 2009

Milan-Inter më 26 korrik në Boston

Milani dhe Interi do të ndeshen më datën 26 korrik në Boston, me rastin e një turneu veror që do të zgjasë tetë ditë ku do të marrin pjesë katër skuadra. Në këtë eveniment do të marrin pjesë dy skuadrat milaneze, londinezët e Çelsit dhe Klubi Amerika. Në fillim, Milani do të ndeshet, jashtë turneut, me Galaksi më 19 korrik në Los Anxheles: “Si pjesë e marrëveshjes për Bekhamin”, ka thënë përfaqësuesi i Milanit, Umberto Gandini. Më pas, kuqezinjtë më 22 korrik do të luajnë me Amerikën në Atlanta, në një stadium të mbyllur, më 24 kundër Çelsit në Baltimorë dhe në fund derbi milanez do të zhvillohet në qytetin e Bostonit.