26 mars 2009

Riera: Liverpuli mund të arrijë titullin kampion

Futbollisti i Liverpulit, Alberto Riera, shprehet shumë optimist për arritjene objektivit të sezonit, fitimin e titullit të Premier Ligës. Lojtari i krahut të majtë shprehet se tek futbollistët e Liverpulit po rritet gjithnjë e më shumë vetëbesimi në fitimin e duelit me Mançesterin. Skuadra e drejtuar nga Rafael Benitez ndodhet vetëm një pikë larg Mançesterit, kujtojmë që para dy javësh ishte 7 pikë. Në dy ndeshjet e fundit Liverpuli poshtëroi Mançesterin në transfertë 4-1, ndërsa në ndeshjen e fundit shpartalloi Aston Vilën 5-0.“Liverpuli po luan me të vërtet shumë mirë për momentin. Tani jemi në një pozitë më të mirë, shumë të përshtatshme për të luftuar për titullin. Jemi një pikë prapa Mançeesterit, dhe jemi shumë të bindur se ky është momenti më i rëndësishëm”, deklaron spanjolli Alberto Riera."