26 mars 2009

Skuadra e Milanit ndodhet në prag revolucioni

Skuadra e Milanit në muajt e verës do të pësojë një revulocion të vërtetë me largime dhe afrime të shumta lojtarësh. Një pjesë e futbollistëve do të varin këpucët në gozhdë, dhe për këtë drejtuesit e klubit më me shumë trofe në planet janë duke menduar të afrojnë disa të rinj. Legjendarët Paolo Maldini dhe Alesandro Nesta do t’i japin lamtumirën futbollit në fund të këtij sezoni. Objektivi kryesor i Milanit për mbrojtjen mbetet Filip Mekses, i cili pritet të formojë dyshen hermetike së bashku me Thiago Silvën. Mediat italiane publikojnë se për katërkëndëshin është arritur një marrëveshje me portierin e Kaljarit, Marketi. Në repartin e mesfushës do të largohet braziliani Emerson, dhe në vend të tij pritet të vijë futbolllisti i Çelsit, Xhon Obi Mikel. Andri Shevçenko pritet të rikthet tek Dinamo e Kievit, dhe objektivi i Milanit do të jetë Luka Toni nga Bajerni i Mynihut dhe braziliani Keirrison.