26 mars 2009

Lala: Kundër hungarezëve luajmë vetëm për fitore

Altin Lala deklaron përpara takimit kundër Hungarsi, i cili do të zhvillohet të shtunën në “Qemal Stafa”, se përfaqësuesja shqipatere do të kërkojë vetëm fitoren. Kapiteni i Shqipërisë shprehet se një barazim i mundshëm nuk do ta kënaqte aspak atë. Në ndeshjen e parë të luajtur në Hungari përfaqësuesja jonë u mund me rezultatin 0-2, megjithëse zhvilloi një lojë dukshëm më të mirë se hungarezët. Ai takim u vendos nga gafat e futbollistëve tanë. “Nëse do t’i referohemi takimit të parë, mund të them se vetë hungarezët (po citoj ish-shokun tim të skuadrës, Hustin) e kanë pranuar që në pjesën e parë që ne kemi luajtur më mire, dhe mund të kishim shënuar dhe fituar ndeshjen. Hungaria ka dy lojtarë shumë të mirë, Hustin dhe Hajnal, pa harruar edhe një futbollist të PSV Eindhovenit, që luan në krahun e majtë. Në përgjithësi do të thosha se nuk janë më lart se ne, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi që të kapim vendin e dytë”, deklaron kapiteni Altin Lala për “Sportin Shqiptar”.