26 mars 2009
Jakunta: Amauri e meriton të jetë me kombëtaren italiane
Vinçenco Jakuinta është një tjetër futbollist i përfaqësueses italiane që kërkon të ketë në krah “brazilianin” Amauri në këtë ekip. Sulmuesi i Juventusit shprehet se Amauri do të ishte një ndihmesë e madhe për Italinë në fushatën eliminatore të kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. "Amauri është një sulmues i fortë, dhe do të na ndihmonte shumë në këto eliminatore. Për mua nuk ka shumë rëndësi se me kë luaj në krah, por do të dëshiroja që ta kisha pranë Amaurin", deklaron Vinçenco Jakuinta.Jakuinta është futbollisti i dytë juventin i kombëtares italiane që dëshiron Amaurin në përfaqësuese, pas portierit Xhanluixhi Bufon.