26 mars 2009

Ibra qëndron, Maksuell jo

Agjenti i suedezit e ka bërë të qartë se klienti i tij nuk ka kërkuar të largohet
“Këtu flitet të bindet Zllatan Ibrahimoviç që të qëndrojë, por askush nuk ka thënë se ai do të largohet, - ka shpjeguar agjenti i lojtarit Mino Rajola. - Në të vërtet nuk egziston asnjë problem dhe nuk është e nevojshme të zhvillohen takime me klubin. Morati ka të drejtë: janë vetëm thashetheme”. Mbi Maksuellin: “Marrëdhënia midis tij dhe Mourinjos tashmë është prishur dhe trajneri nuk është më i interesuar për lojtarin”. Pra, Ibrahimoviç qëndron, Maksuell jo.
Përpiqet t’i jap fund zërave lidhur me të ardhmen e sulmuesit suedez agjenti i tij, Mino Rajola, i cili ka deklaruar: “Të gjithë flasin për të bindur Ibrahimoviçin për të qëndruar, por askush nuk ka thënë se ai do të largohet. Gjithçka po bëhet nga ata, unë nuk jam një pengesë, interesi im i vetëm është ai i lojtarit tim”.
Në lidhje me diskutimet që mund të zhvillohen midis Mourinjos, Moratit dhe sulmuesit, Rajola ka shpjeguar se trajneri portugez “ka të gjithë të drejtën të bëjë atë që duhet të bëjë, por nuk ka asnjë arsye që ne të takohemi.
Morati ka të drejtë kur thotë se po i japim shumë punë gazetave dhe mediave, që vazhdojnë të diskutojnë mbi një çështje që nuk egziston. Sapo themi diçka unë, Zllatani ose Mourinjo, në Itali nuk flitet më për futboll”.
ASNJE PROBLEM - Agjenti ka përsëritur disa herë se “nuk egziston asnjë problem, lojtari ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Mourinjon dhe me klubin, është i zhgënjyer për eleminimin në Champions Ligë por nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet. Për çfarë flitet këtu? Për gjërat që shkruajnë gazetat?”. Por, Morati nuk e ka fshehur faktin se para një oferte të rëndësishme ai mund të dorëzohej.
“Gjithçka e ka një çmim, kjo është normale, por nuk është një problem”, ka vazhduar Rajola, të cilit nuk i kanë pëlqyer fjalët e presidentit zikaltër lidhur me kërkesat ekonomike që sipas tij bëhen rregullisht nga agjenti për lojtarin çdo verë. “Kjo është një gjë që më irriton, - ka thënë Rajola. - Nuk kemi kërkuar asnjëherë parà, nuk kemi kërkuar asnjëherë as përforcime as parà, kurrë, kurrë dhe kurrë, këtë mund t’ua garantoj dhe kush thotë të kundërtën është një gënjeshtar”.