26 mars 2009

Fishkëllima për Lipin, duartrokitje për ekipin

Fishkëllima për Lipin, duartrokitje për të kaltrit. Tifozët barezë kanë mbetur shumë të zhgënjyer. Madje, tepër. Nuk e kanë pranuar aspak përjashtimin e Antonio Kasanos nga kombëtarja italiane, gjithashtu as shpjegimet e munguara të Marçelo Lipit. Trajneri i kombëtares, kampion bote, do të shënjestrohet nga fishkëllimat e publikut që do të mbushë shkallët e stadiumit të mërkurën e ardhshme në mbrëmje, me rastin e ndeshjes së “San Nikola”-s midis Italisë dhe Irlandës. Qëndrimi i pjesës më të nxehtë të tifozerisë bareze duket i qartë: lojtarët e përfaqësueses do të mbështeten nga minuta e parë, siç ndodh gjithmonë në takimet e kombëtares që janë zhvilluar në kryeqendrën puljeze. Por gjithçka bën të mendosh se një pritje e ndryshme do të ruhet për Marçelo Lipin, i cili konsiderohet përgjegjës jo shumë për mosgrumbullimin e talentit barez, por për një nga futbollistët më në formë të kampionatit italian në këtë moment.