01 mars 2009

Benitez: Titulli është edhe më i vështirë

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, nuk dëshiron të pranojë se titulli tashmë i takon Manchester United pas humbjes së djeshme ndaj Middlesbrough, por thotë se titulli do të jetë edhe më i vështirë.
United tash është shtatë pikë më i mirë se sa Liverpool, dhe ka edhe një ndeshje më pak. “Para ndeshjes ishte vështirë, pas ndeshjes është edhe më vështirë. Kjo varet nga United. Do të jetë shumë më vështirë, dukshëm”, ka thënë Benitez. “Nuk dua të flas shumë, por për mua është e qartë. Në 30 minutat e para, patëm pesë shanse dhe duhet t’i shfrytëzoni shanset. Edhe pas autogolit, ende kishim shanse. Nëse dëshironi të fitoni, duhet të shënoni”, shton spanjolli.