01 mars 2009

Ferdinand: Mourinho mund ta pasojë Fergusonin

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, dëshiron që ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ta vazhdojë suksesin e Sir Alex Ferguson si menaxher i klubit.
“Ka shumë pak njerëz të cilët të cilët mund ta bëjnë këtë detyrë. Nëse flasim për dikë me ego dhe personalitet, i cili do të mund ta bënte atë, atëherë Jose Mourinho është emri i cili ju bie në mend”, ka thënë Ferdinand. “Manchester United nuk është një klub i cili vetëm dëshiron të fitojë. Tifozët kërkojnë që suksesi të arrihet duke luajtur në mënyrën e Manchester United. Futbolli sulmues është jetësor për klubin. Për mua Jose Mourinho është shumë kujdesshëm në këtë aspekt të lojës si menaxher”, shton mbrojtësi anglez.