01 mars 2009

Ferguson: Kupa është një bonus për ne

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se finalja e sotme e Kupës kundër Tottenhamit është “një bonus” për ta.
“Kupa e Ligës është vërtet një bonus. Ne nuk kemi planifikuar të jemi në finale, kur i kemi nxjerrë në fushë lojtarët e rinj”, ka thënë Ferguson. “Menduam se ndoshta do të arrijmë vetëm deri në çerek ose gjysmëfinale, por djelmoshat e rinj kanë arritur vërtet mirë”, shton skocezi.