27 mars 2009
Bekam: Milani më mundësoi rikthimin në kombëtare
David Bekam i është shumë mirënjohës skuadrës së Milanit, pasi ky ekip i ka mundësuar rikthimin në kombëtare. Këtë gjë ylli i futbollit anglez e ka shprehur hapur në një intervistë të ka zhvilluar dje për mediat angleze. “Kur mbërrita në Milano kisha një barrë të madhe, barrë e cila është lehtësuar pak, pasi tani kam një përgatitje më të mirë fizike. Të lush në një klub të madh, siç është Milani, patjetër që të shtohen më shumë shanset për të luajtur me kombëtaren. Shpresoj shumë që të vazhdoj të luaj këtu”, deklaron futbollisti i përfaqësueses angleze, Devid Bekam. Nëse Bekam do të luajë në ndeshjen e radhës kundër Sllovakisë, atëherë ai do të barazonte rekordin e Bobi Mur në paraqitjet me Anglinë.