27 mars 2009

Barcelona kërkon të marrë brazilianin Keirrison

Barcelona është shumë pranë marrëveshjes me të riun brazilian, Keirrison. Lajmin për transferimin e 20-vjeçarit të Palmeirasit në Spanjë e publikon sot e përditshmja “Sport”. Barcelona është gjigandi i dytë europian që futet në garë për të marrë shërbimet e supertalentit brazilian, pasi më parë për të është interesuar klubi i Milanit. Palmeirasi kërkon 20 milion euro për të lëshuar kartonin e Keirrison.