Almunia pritet të bëhet së shpejti “anglez”
Portieri Manuel Almunia është duke përgatitur dokumentat për të marrë pasaportë angleze. Kjo gjë do t’i lejonte portierit të Arsenalit të aktivizohej edhe me përfaqësuesen angleze. Ai paraqiti pëpara disa ditësh kërkesën e tij për të marrë nënshtetësinë angleze, të cilën pritet ta bëjë realitet shumë shpejt.