Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka fajësuar sulmin e ekipit tё tij pёr humbjen e mbrëmshme ndaj Burnleyt, qё i kushtoi me eliminim nga Kupa Carling.Yjet e rinj tё Arsenalit dёshtuan tё shёnojnё fitore nё ndeshjen e radhёs sё Kupёs Carling, duke u eliminuar nga Burnley, pas humbjes prej 2-0, ekip i cili vazhdon rrugёn pёr nё gjysmëfinale tё kësaj gare. “Kishim gjashtё raste njё-nё-njё me portierin dhe nuk shënuam. Ishim ca tё thyeshëm nё mbrojtje po ashtu, por mbi tё gjitha kishim shumё raste”, ka thёnё Wenger pas ndeshjes. “Kur e bёni njё tё tillё kundër ekipeve nё çerekfinale tё Kupёs, dhe nёse keni gjashtё raste njё-me-njё me portierin dhe nuk shënoni, duhet ta veni nё pikëpyetje kualifikimin dhe kjo edhe ndodhi sonte. Lavdëroni portierin dhe vёni nё pikëpyetje sulmuesit”, ka shtuar francezi.