Kupa UEFA: Aston Villa humb por kualifikohetAston Villa ёshtё kualifikuar pёr tё rundin e ardhshёm tё Kupёs UEFA, pavarёsisht humbjes nё shtёpi ndaj ekipit sllovak Zilina, nё ndeshjene Grupit F.
Vladimir Leitner i dha epёrsinё ekipin sllovak pas 16 minutash lojё, ndërsa epёrsinё e dyfishoi Peter Styver pas edhe tre minutash tjera, para se i riu i ekipit anglez, Nathan Delfouneso,tё shënojё golin e vetëm tё anglezёve, nё ndeshjen e parё tё tij si fillestar (28’).
Pavarësisht fitores, ekipi sllovak eliminohet nga gara e mëtejme, pasi grumbullon vetëm katёr pikё nga katёr ndeshje. Nga ky grup tashmё kualifikohen Ajaxi, Aston Villa dhe Hamburgu, qё kanё nga gjashtё pikё dhe nga tre ndeshje tё zhvilluara.
Jashtё garës ёshtё edhe ekipi Slavia Pragёs, qё humbi sot me rezultat 2-0 nё fushё tё vet ndaj Hamburgut.
Kupa UEFA: Portsmouth eliminohet nga Wolsbourg
Portsmouth ka humbur me rezultat 3-2 nё udhëtim tek ekipi gjerman Wolsbourg nё kuadër tё grupit E dhe ёshtё eliminuar nga gara e mëtejme e Kupёs UEFA.
Ekipi anglez mbetet jashtë garës, pas njё gabimi tё portierit David James, qё i dha fitorej prej 3-2 Wolfsburgut, njё rezultat qё e kualifikon ekipin gjerman, sё bashku me dy ekipet tjera tё grupit E, Milanin dhe ekipin portugez, Braga.
Vendasit kaluan nё epërsi pas vetëm tre minutash kur Edin Dzeko shndërroi njё gol njё harkim tё Christian Gentner por Portsmouth barazoi pas 11 minutash me anё tё Jermain Defoe.
Tre minuta mё vonё anglezёt morën epёrsinё me golin e Arnold Mvuemba (14’) nga njё largësi prej 20 metrash. Por pjesa e parё solli edhe barazimin pёr ekipin gjerman, pasi Gentner shёnoi nga njё largësi e afërt nё minutën e 23-tё tё lojës.
Goli i fitores erdhi pas njё gabimi tё portierit James, 16 minuta para fundit tё ndeshjes, qё i dhuroi topin lojtarit kundёrshtar, Zvijezdan Misimovic, i cili nuk huqi pёr tё shёnuar. James shpagoi mё vonё, duke mbrojtur njё penalti tё Misimovic, pasi Dzeko ishte fauluar nё zonёn e reptёsisё nga Sol Campbell.
Rezultati kualifikon Wolfsburgun me maksimum nёntё pikё nga tri ndeshjes, derisa Milani, qё ishte i lirё kёtё javё, tashmё ka siguruar vend me gjashtё pikё nga tre ndeshje.
Nё ndeshjen tjetër tё grupit E, Braga ka shёnuar fitore prej 2-1 nё udhëtim tek ekipi holandez Heerenveen, rezultat qё kështu kualifikon edhe ekipin portugez, qё mbledh gjashtё pikё nё vendin e tretё.
Grupi A
Twente Enschede 2 - 1 Schalke
Manchester C. 0 - 0 Paris S.G.
Grupi B
Hertha BSC 0 - 1 Galatasaray
Metalist Kharkiv 1 - 0 Olympiakos Piraeus
Grupi C
Sevilla 3 - 0 Partizan Belgrade
Standard Liege 3 - 0 Sampdoria
Grupi D
Spartak Moscow 1 - 2 NEC Nijmegen
Udinese 2 - 1 Dinamo Zagreb
Grupi E
SC Heerenveen 1 - 2 Braga
Wolfsburg 3 - 2 Portsmouth
Grupi F
Aston Villa 1 - 2 Zilina
Slavia Prague 0 - 2 Hamburger SV
Grupi G
FC Copenhagen 1 - 1 Rosenborg
Valencia 1 - 1 Club Brugge
Grupi H
Lech Poznan 1 - 1 Deportivo La Coruna
Nancy 3 - 4 CSKA Moscow