09 dhjetor 2008

Shkarkohet Bernd Schuster

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, ka shkarkuar edhe zyrtarisht nga detyra trajnerin Bernd Schuster dhe në vend të tij pritet të sjellë ish-trajnerin e Tottenhamit dhe Sevillas, Juande Ramos.
Drejtori sportiv i klubit Predrag Mijatovic dhe presidenti Ramon Calderon, kanë zhvilluar një takim, nga i cili ka rezultuar vendimit për shkarkimin e trajnerit gjarman.Pozita e Schusterit një kohë të gjatë kishte qenë e lëkundur nga rezultatet e dobëta dhe kampioni i Spanjës aktualisht është në vendin e pestë të tabelës me nëntë pikë prapa kryesuesit, Barcelonës.Zëvendës i Schusterit në stolin e menaxherit pritet të jetë Juande Ramos, i cili mund të zbulohet më vonë gjatë ditës, dhe pritet të udhëheqë klubin në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve, përballë Zenitit.Ramos është i papunë që nga tetori, kur drejtuesit e Tottenhamit e shkarkuan pas fillimit më të dobët në historinë e klubit.