Juventusi iu rikthye fitores duke mposhtur Regginën, 4-0, dhe tash gjendet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Rossonerët. Milani u mposht në Sicili nga Palermo, për ta lejuar Interin të shkëputet me gjashtë pikë diferencë pas fitores të cilën zikaltrit e shënuan kundër Napolit. Roma këtë javë e mposhti Fiorentinën dhe dalëngadalë po ngjitet aty ku e ka vendin.Njëmbëdhjetë më të mirët (3-4-3):
Portier: Marco Amelia (Palermo)
Mbrojtës: Ivan Cordoba (Inter), Moris Carrozzieri (Palermo), Giorgio Chiellini (Juventus)
Mesfushorë: Mauro Camoranesi (Juventus), Sulley Muntari (Inter), Fabio Simplicio (Palermo), Houssine Kharja (Siena)
Sulmues: Sergio Floccari (Atalanta), Francesco Totti (Roma), Fabrizio Miccoli (Palermo)