01 dhjetor 2008

Ranieri shpreson në sukses e Juventusit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ata janë përmirësuar shumë gjatë vitit të fundit, dhe shton se nuk planifikojnë të jenë aktiv gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi pritet të rikthehen Buffon dhe Trezeguet.
Zonja e Vjetër mbetet gjashtë pikë prapa kryesuesit të tabelës së Serie A, Interit, dhe ndan pozitën e dytë me Milanin. “Në vitin e fundit jemi përmirësuar shumë. Por unë gjithmonë kërkoj më shumë. Kemi pasur vetëm një periudhë të errët, nuk kishte krizë, atëherë aspak nuk isha i shqetësuar, pasi të gjithë lojtarët ishin të bashkuar”, ka thënë Ranieri.“Jemi duke luftuar në dy fronte. Në fund të janarit do ta kemi në disponim edhe Trezeguet, andaj mendoj se do të jemi më të kompletuar. Edhe Buffon do të jetë i gatshëm”, ka thënë Ranieri.